Një ditë para votimit të ushtrisë, Presidenti inspekton ushtarët e FSK-së

Thaçi sot në kazermën  “Adem Jashari” në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim i Thaçi,  një ditë  para votimit të transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, do të vizitojë kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Presidenti  Thaçi sot në orën 15:00 do të inspektojë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Në rend dite do të jetë shqyrtimi i tri projektligjeve: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo dje ka thënë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri është vendim sovran dhe NATO-s i mbetet ta respektojë atë./21Media

Back to top button