Berisha ka një kërkesë për miqtë e tij

Berisha ka një kërkesë për miqtë e tij

Përkundër angazhimeve të shumta, kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka ndarë kohë për miqtë e tij, që njëherësh janë dhe deputetë të AAK-së.

Sot është datëlindja e Gani Dreshajt dhe Bekë Berishës, andaj kryeministri e ngriti një dolli së bashku me ta, shkruan rtv21.tv

Haradinaj publikoi një fotografi nga kjo festë e vogël në rrjetet sociale, ku dhe bëri të ditur se Dreshaj feston datëlindjen e 54-të, ndërsa Berisha atë të 41-të.

“Sot një dolli për shëndet të mirë në ditëlindjen e 54-të të Ganiut dhe të 41-të të Bekës. Urime miq ditëlindja”, shkroi Haradinaj.

Ndërkaq Berisha nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka falënderuar të gjithë miqtë që e uruan për datëlindje, duke kërkuar nga ta të mos ia përziejnë datëlindjen me bakllavat e festës së Bajramit.

“Faleminderit të gjithëve për urimet! Mirëpres dhuratat nga metalurgjia. Mos ma përzieni ditëlindjen me bakllava të Kurban Bajramit. Faleminderit paraprakisht”, shkroi Berisha në Facebook./21Media