Veseli krenar për fitoren e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21

Veseli krenar për fitoren e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21

Pas shënimit të fitores së Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21 me rezultat 3 me 1 kundër Turqisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me anë të një postimi në Facebook ka shprehur gëzimin e madh.

Veseli ka deklaruar se Kosovën është duke e pritur një e ardhme e ndritur në sportin e Kosovës.

“Një tjetër ndjenjë e fortë krenarie kur sheh lojën tejet të bukur me fitore të Kombëtares së Kosovës U21. Një e tashme dhe e ardhme e ndritur në sportin e Kosovës. Do të vazhdojmë të investojmë shumë më shumë në rininë tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Me këtë fitore Kosova bëhet lidere e grupit me pikë të plota pas dy ndeshjeve të zhvilluara, pasi që disa ditë më parë mposhti edhe Andorën në udhëtim. /21Media