Befasohet Tayna

Befasohet Tayna

Një ndër rep-artistet më të suksesshme shqiptare, Tayna, për një kohë të shkurtër arriti të bëhet emër i njohur në industrinë muzikore.

22-vjeçarja nga Prizreni ka fansa të shumtë të cilët e përcjellin me pasion punën e saj. Përveç kësaj, ata nuk ngurrojnë t’ia shprehin dashurinë e madhe që e kanë për të. E dëshmi për këtë është fotografia që Tayna e publikoi në storie, një fanse e saj e bëri tatuazh emrin e artistes në dorë, transmeton rtv21.tv

“E ëmbël”, shkroi Tayna.

“Bye Bye” është bashkëpunimi i Taynës me Dafina Zeqirin, që e kanë sjellë para një jave. Ky projekt po rezulton shumë i suksesshëm, deri më tani numëron mbi 6 milionë klikime./21Media