U arrestua i dyshuari

U arrestua i dyshuari

Policia njofton se në fshatin Jasenovik të Novobërdës rreth orës 20:30 është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasiqë pas një mosmarrëveshjeje kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht një viktimë femër K/Shqiptare.

”Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, njofton policia.

Me urdhër te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të premten./21Media