Një foshnje gjendet e gjallë pas 35 orësh nën rrënojat e pallatit të shembur

Vajza është e lënduar rëndë

Ekipet e shpëtimit gjetën të gjallë një foshnje nën rrënojat e pallatit që u shemb mëngjesin e 31 dhjetorit në Rusi.

Banesa 10 katëshe në qytetin e Magnitogorsk u shemb pas shpërthimit të gazit, që la të paktën 7 të vdekur.

Ishte mrekulli që vajza  u gjet e gjallë 35 orë pas shembjes së ndërtesës.

Ajo është e lënduar rëndë dhe nuk dihet ende nëse do arrijë t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dhjetra banorë mbetën nën rrënoja dhe shpresa për gjetjen e tyre gjallë është zbehur për shkak të motit të ashpër.

Temperaturat gjatë natës arritën -18 gradë celcius.

Zyrtarët rusë të emergjencave raportojnë se numri i viktimave është rritur në 7 ndërsa rezultojnë të zhdukur 37 banorë të ndërtesës.

Ekipet e shpëtimit ndaluan përkohësisht të martën kërkimet në rrënojat e pallatit, në mënyrë që punëtorët e ndërtimit të hiqnin apo stabilizonin pjesët e ndërtesës në rrezik shembjeje, raporton Oranews.

Back to top button