Remzia, një gjyshe e përkushtuar

Remzia, një gjyshe e përkushtuar

Para një jave familjes Osmani iu shtua edhe një anëtare. Reja e Remzie Osmanit solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Emma.

E ëmbla Emma ua ka zbukuruar jetën atyre dhe këtë po e dëshmojnë dita-ditës me imazhe të bukura që po i publikojnë në rrjete sociale dhe me dedikime të veçanta.

Sot gjyshja Remzia publikoi një fotografi dhe e shoqëroi me një shkrim emocionues, transmeton rtv21.tv

“Te gjithe ju qe na uruat ju pershendes me mbesen time te bukur Emma”, shkroi këngëtarja.

Hamza dhe Gëzimja dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar më 7 prill të vitit të 2019. Ata kanë organizuar një dasmë madhështore në Luxory Royal të Prizrenit, ku ishin të ftuar shumë fytyra të njohura./21Media