Reagon deputeti, Bilall Sherifi

Reagon deputeti, Bilall Sherifi

Pas lajmit që Bordi i drejtorëve të postës ka deklaruar të hënën se punëtorët e postës nga muaj tjetër mund të mbesin pa paga, ka reaguar deputeti nga NISMA, Bilall Sherifi.

Ai e quan këtë, një shembull i keq menaxhimit ndër vite, që sipas tij nuk duhet të ndiqet nga Qeveria.

“Ky është një fund i pashmangshëm kur shpenzimet janë në mospërputhje të plotë me të hyrat. Kur më shumë harxhon se sa që realizon. Një shembull tipik i keq menaxhimit ndër vite, i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të ndiqet. Në veçanti nuk duhet të ndiqet nga Qeveria e Kosovës”,  ka shkruar në një postim në Facebook, deputeti i parlamentit të Kosovës, Bilall Sherifi.

Në të kundërtën nëse do të ndiqej ky shembull, Sherifi thotë se “sërish do të mund të zgjoheshim në një mëngjes me një lajm të tillë, vetëm se kësaj radhe nga Qeveria e Kosovës duke konstatuar se vendi është në krizë dhe se muajin tjetër ministria e financave nuk do të mund të bëjë pagesën e pagave”.

Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës përmes një komunikate kishte thënë se  njofton Qeverinë e Kosovës dhe opinionin publik se më datën 1 prill 2018 do të vijnë në një gjendje ku ndërmarrja mos të mund të bëjë ekzekutimin e pagave të punonjësve dhe siç bëhet e ditur të përballen me aktivitete të ndryshme sindikale të cilat ata i kuptojnë si të arsyeshme.

Bordi: Posta e Kosovës në gjendje të rëndë, s’ka paga më 1 prill