Një gazetar i së përditshmes ekonomike RBK, anëtar i një grupi nacionalist rus, u dënua sot me tre vite e gjysmë burg për ekstremizëm, raportuan agjencitë ruse të lajmeve

Një gazetar i së përditshmes ekonomike RBK, anëtar i një grupi nacionalist rus, u dënua sot me tre vite e gjysmë burg për ekstremizëm, raportuan agjencitë ruse të lajmeve

Alexandre Sokolov u arrestuan në korrik 2015 me dy persona të tjerë. Ata dolën para gjykatës me akuzën për krijimin e një grupimi me emërtimin “Për një qeveri të arsyeshme” për të rinisur aktivitetet e një grupi tjetër, Ushtria e Vullnetit të Popullit (AVN), e ndaluar për “ekstremizëm” nga ana e autoriteteve në 2010.

Drejtuesi i këtij grupimi, Iouri Moukhine mori një dënim me katër vite burg me kusht ndërsa dy personat e tjerë, Serguei Barabach dhe Valeri Parfionov u dënuan katër vite burg, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Organizata e tyre kritikonte politikën e presidentit Vladimir Putin, duke denoncuar korrupsionin në Rusi dhe mbështeste separatistët prorusë të Lindjes në Ukrainë në konflikt me forcat e Kievit.