Ellen dikur ishte punonjëse sociale

Ellen dikur ishte punonjëse sociale

Amerikanja 63 vjeçare, Ellen Ector është nënë e 5 fëmijëve si edhe gjyshe e katër nipërve, por është inspirim shëndetsor për të gjitha gratë.

Ajo pasi punoi për 20 vjet si punonjëse sociale, hoqi dorë nga ky profesion për tu bërë instruktore fitnessi ku tani zotëron palestën e saj, ku ushtrojnë gra të moshave të ndryshme.

Këtë profesion të ri, gjyshja tërheqëse duket se ka me shumë dëshirë, madje në gjurmët e saj është duke ecur edhe vajza e saj, Lana.

Nënë e bijë kanë realizuar disa filma të shkurtër fitnesi, që kanë rezultuar të suksesshme në rrjetet sociale./21Media