Lëngu i domateve promovon tretjen

Lëngu i domateve promovon tretjen

Lëngu i freskët i domates është një burim i madh natyror i vitaminës A dhe C. Konsumimi i rregullt i tij parandalon shfaqjen e sëmundjeve që lidhen me shikimin, forcon sistemin imunitar dhe mbron shëndetin e kockave.

Likopeni, një substancë që lufton kancerin e gjendur tek domatet, sipas autoriteteve, ndihmon në zvogëlimin e riskut të kancerit të zorrës së trashë.

Likopeni parandalon kancerin e prostatës. Kështu që meshkujt mund të përfitojnë jashtëzakonisht shumë duke pirë lëng domatesh rregullisht, pasi është një burim i mrekullueshëm likopeni.

Sipas një studimi, meshkujt që konsumojnë sasi të mëdha likopeni, shfaqin një risk 30% më të ulët për t’u prekur nga kanceri i pankreasit.

Nëse vuani nga kolesteroli i lartë, është një ide e mirë të përfshini lëngun e domateve në dietën tuaj. Fibrat e gjendura në këtë pije funksionojnë si një ‘fshesë’ që pastron kolesterolin. Lëngu i domateve është gjithashtu i pasur me niacin, një mineral që ul natyrshëm kolesterolin.

Fibrat e gjendura me bollëk tek lëngu i domateve ndihmojnë në reduktimin e shanseve për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Përveç fibrave të cilat ulin kolesterolin në këtë lëng gjenden edhe përbërës të tjerë të mirë për zemrën si kaliumi, niacin, folatet dhe vitamia B6./21Media