Policia ka dhënë detaje

Policia ka dhënë detaje

Një grua është gjetur e vdekur dje në mëngjes në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje, duke bërë të ditur se viktima kishte rënë nga kati i dytë i ndërtesës.

“Viktima femër K-Shqiptare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./21Media