Arrestohet një person

Arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për mundësim ose detyrim në prostitucion.

“Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për shkak se i njëjti në mënyrë sistematike ia ka mundësuar ose e ka detyruar viktimën femër K/Shqiptare të ofrojë shërbime seksuale kundrejt personave të ndryshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:40 në Prizren.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media