"Qava dhe thashë..."

“Qava dhe thashë…”

Një grua e cila mendonte se po e tradhëtonte bashkëshorti i saj, pasi në furgonin e tij e gjeti një buzëkuq, u shokua kur e kuptoi të vërtetën. Ai dëshironte ta ndërronte gjininë, të bëhet grua.

Kelly Allen e gjeti buzëkuqin në furgonin e bashkëshortit, pasi kërkimeve të shumta që bëri kur i lindën dyshimet se bashkëshorti po e tradhëtonte, meqë ai vazhdimisht po e fshehte telefonin. Kur u përball me të, ai i tregoi se dëshironte ta ndërronte gjininë dhe për këtë po hulumtonte në telefon, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Warren, 38-vjeçar, i tha The Mirror që nuk ka pasur ndonjë aferë. Vetëm ka dëshirë të transformohet në grua. Ai dëshiron që të gjithë ta quajnë Zoey.

Kelly, ka 11 vite martesë me Warren (Zoey) dhe ka dy fëmijë me të. Ata sërish do t’i japin betimin njëri-tjetrit. Çifti nga Cardiff e dinë se është shokuese, por thonë se janë të lumtur.

Kelly tha se do ta shpërbënte familjen nëse Werren do ta kishte tradhëtuar, por thotë se është e lumtur që kjo nuk ndodhi dhe se mund të jenë bashkë.

Ajo e pranoi se ishte e shokuar kur e kuptoi të vërtetën. Ajo tha se u shqetësua edhe më shumë kur ai po sillej çuditshëm në 10-vjetorin e tyre të martesës në dhjetor. Sipas saj, Warren (Zoey) po e mbante telefonin gjithë kohës afër vetës dhe pastaj ia gjeti buzëkuqin në furgon. Fillimisht, Warren i tha se ishte i të dashurës së tij, çka edhe ia shtoi dyshimet edhe më tej, transmeton rtv21.tv

Por, kur Warren i tregoi asaj se dëshironte të bëhej Zoey, ajo tha: “Qava dhe thashë, se di a do të mund ta përballoj këtë. E kuptova se po tregohem vetjake dhe do të ndjehej tmerrësisht keq nëse ai s’do të bëhej ashtu siç donte. Është personi i njejtë brenda dhe ende e dua”.

Edhe Warren (Zoey) po ashtu frikësohej, por frika më e madhe për të ishte se do ta humbaste Kellyn dhe fëmijët, George, 10-vjeç dhe Molly, 8-vjeç.

Warren (Zoey) tha: “Po rrezikoja çdo gjë, por s’mund ta fshehja më, sepse po më shkaktonte depresion. Kelly u shokua, por më mbështeti. Jam me fat se lidhja jonë është më e fuqishme se asnjëherë.”, dhe shtoi se e kuptoi se ishte ndryshe në fazën e pubertetit.

Por, ajo tha se më vonë e kuptoi se do të bëhej grua dhe se ishte në depresion kur tentonte t’i fshihte ndjenjat nga Kelly, pasi u takuan në një bar në vitin 2009. U martuan një vit më vonë.

Pastaj, Kelly mbeti shtatzënë dhe ata ishin tejet të lumtur. Dhe çifti u bënë prindër të George.

Kohët e fundit, Warren filloi të sillej çuditshëm dhe Kelly u ballafaqua me të. Kur e zbuloi të vërtetën ajo i tha se e do atë, e jo gjininë. Zoey tani po kryen terapinë e zëvendësimit të hormoneve dhe është në pritje të thirrjes për të shkuar në një klinikë të identitetit gjinor.

Ajo tha se mezi po pret të transformohet. “Dua të bëjë një operacion për t’u bërë grua”, tha ajo.

Po kalojnë çaste të mira bashkë dhe po planifikojnë martesën e tyre./21Media