Drake dhe Future janë duke u paditur nga një grua e cila pretendon se u dhunua në koncertin e tyre nga një njeri i lidhur me vendin

Drake dhe Future janë duke u paditur nga një grua e cila pretendon se u dhunua në koncertin e tyre nga një njeri i lidhur me vendin

Femra e cila ka preferuar të mbetet anonime thotë se ka qenë pjesëmarrëse e koncertit të dyshes në Bridgestone Arena në gushtin e kaluar, kur ishte afruar nga një njeri i lidhur me Bridgestone Arena, që i kishte thënë se do ta dërgonte në prapaskenë për tu takuar me Drake e Future.

Gruaja tregon se e ka përcjellë njeriun që është identifikuar si Leavy Johnson, që pastaj e sulmoi me dhunë, duke i lënë shumë lëndime fizike e psiqike. Sipas The Tennessean Johnson është arrestuar dhe po pret gjykimin për përdhunim, shkruan rtv21.tv.

Sipas akuzës, Johnson kishte fletë arrestim për sulme të mëhershme gjatë kohës që ka ndodhur ky dhunim. Gruaja thotë se Drake, Future dhe arena është dashur ta dinë se punësimi i Johnson do të sillte situatë të rrezikshme për të tjerët.

Ajo kërkon hiç më pak se 25 milionë dollarë!/21Media