U helmua nga merkuri

U helmua nga merkuri

Një grua 47-vjeçare nga Sacramento, Kalifornia, përfundoi në gjendje kome pasi kremi i rrudhave që përdori shkaktoi helmim nga merkuri.

Sipas raportimeve të incidentit, ajo shkoi në urgjencë dhe tha që duart dhe fytyra ishin mpirë, kishte vështirësi në të folur dhe ecur, transmeton rtv21.tv.

Simptomat e saj u përkeqësuan me kalimin e kohës dhe bëri që nëna e pesë fëmijëve të binte në gjendje kome.

Mjekët arritën në përfundimin se ajo u sëmur nga helmimi me merkur, marrë nga kremi i rrudhave që bleu në Meksikë. Me sa duket, ajo atë krem e përdorte çdo ditë për dy vjet.

Departamenti i Shëndetësisë zbuloi se kremi përmbante një lloj merkuri mjaft toksik, të quajtur merkuri metil. Mërkuri nuk është pjesë e përbërësve të kremës, por shtohet nga dikush pas blerjes.

Nivelet e gjakut prej 5 mikrogramë për litër janë normale. Gruaja në fjalë kishte 2630 mikrogramë në sistem.

Sipas autoriteteve, ekziston një rrjet tregtarësh që sjellin kozmetikë në të zezë dhe i shesin ato me dorë./21Media