Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht një burrë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën në rrugën “Komandant Drini”.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Gjilan, ku pas tretmanit është liruar në shtëpi.

Në anën tjetër pas intervistimit me vendimin të prokurorit, e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes./21Media