Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Një grua është arrestuar dje rreth orës 15:15 në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, pasi që e njëjta ka sulmuar një inspektor komunal.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar inspektor komunal”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24-orësh.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt./21Media