Nëna e gjeti vajzën duke kontrolluar ambientet e spitalit

Nëna e gjeti vajzën duke kontrolluar ambientet e spitalit

Një grua është përdhunuar dhe vrarë nga stafi i një spitali në Pakistan. Ajo shkoi për vizitë në institutin mjekësor për shkak se kishte dhimbje të dhëmbëve.

Trupi i viktimës u gjet nga nëna e saj në Sindh Government Hospital në Korangi më 18 prill.

Familjarëve të saj fillimisht iu tha se gruaja ka vdekur për shkak të një reaksioni fatal antibiotiku, por autopsia zbuloi se prova të sulmit seksual dhe vrasjes.

Nëna e viktimës u njoftua se gjendja e vajzës po përkeqësohej, pavarësisht se shkoi në spital vetëm për dhimbje dhëmbi. Por, kur mbërriti atje, iu tha se vajza ishte transferuar në Jinnah Postgraduate Medical Centre, duke e gënjyer.

Nëna filloi të kontrollonte në ambientet e spitalit për vajzën e saj dhe e gjeti të vdekur në një barelë në një nga dhomat e pasme.

Policia arrestoi tre të akuzuar, të identifikuar vetëm si Shahzaib, Aamir dhe Ëali. I dyshuari i katërt ende nuk është gjetur, raporton oranews.