Një grua vdiq pas lindjes në QKUK

Foshnja e poraslindur i vdiq në Pejë

Një grua e cila kishte kryer një lindje në Spitalin Rajonal të Pejës, ka vdekur sot në QKUK në Prishtinë, pasi gjendja e saj ishte komplikuar.

“Të dielën në ora 1.40 të mëngjesit, në mjekimin intensiv QKUK, është pranuar një grua nga Peja. Përkundër masave reanimatore nga mjekët dhe stafi i intensives qendrore, gjendja tejet e rëndë dhe gruaja nuk ka arritur të mbijetoi”, ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zyra për informim në QKUK.

Lindja ishte bërë dje në spitalin e Pejës, foshnja nuk arriti të mbijetojë. Gruaja ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë./21Media

Back to top button