Abdixhiku: Diaspora jonë nuk do të paguante miliona euro sigurim

Abdixhiku: Diaspora jonë nuk do të paguante miliona euro sigurim

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa në Qeverinë e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të ‘Uniqua Austria’, me të cilët është diskutuar mundësia e mbulimit të Kosovës nga shteti i Austrisë me Kartonin e Gjelbër.

Sipas tij, mbulesa nga shteti i Austrisë do të nënkuptonte se qytetarët e Kosovës mund të pajisen me Karton të Gjelbër në Kosovë e diaspora jonë nuk do të paguante miliona euro sigurim sa herë që vijnë këndej siç kanë bërë tash e 20 vjet.

“Sapo përfunduam një takim të shkëlqyeshëm me përfaqësuesit e lartë të ‘Uniqua Austria’, mbi mundësinë e mbulimit të Kosovës nga shteti i Austrisë. Mbulesa nga shteti i Austrisë do të nënkuptonte se qytetarët e Kosovës mund të pajisen me Karton të Gjelbër në Kosovë; e diaspora jonë nuk do të paguante miliona euro sigurim sa herë që vijnë këndej – siç kanë bërë tash e 20 vjet”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Deputeti ka thënë se përfaqësuesit e Austrisë kanë konfirmuar gatishmërinë për mbulesë. “Na konfirmuan gatishmërinë për mbulesë. Aranzhuam një takim të dytë në Vjenë me përfaqësuesit e Byrosë Austriake për të finalizuar këtë bashkëpunim. Në takim isha bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore – iniciues i takimit; Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe përfaqësuesit e Qeverisë. Kujtoj se Komisioni që udhëheq ka nisur iniciativën e zgjidhjes së këtij problemi shumëvjeçar”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Së fundmi, Parlamenti i Kosovës ka autorizuar Komisionin tonë që t’i koordinojë të gjitha aktivitetet e institucioneve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje dhe se jemi në hapa të mirë ka thënë Abdixhiku./21Media