Erëra e forta e detyruan pilotin të bënte një ulje emergjente

Erëra e forta e detyruan pilotin të bënte një ulje emergjente

Një helikopter u rrëzua në lumin Hudson në New York të mërkurën pasdite. Raportohet se shkak i rrëzimit të tij ishte një gabim i pilotit mes erërave të forta.

Dëshmitarët thanë se helikopteri dukej sikur mbeti për disa momente në një lartësi prej rreth 100 metrash, përpara se të binte në ujë pak para orës 2:30, transmeton rtv21.tv.

Piloti 35 vjeçar, Eric Morales, i cili mrekullisht pësoi vetëm plagë të lehta në dorën e tij, po fluturonte nga zona e karburantit në një pjesë tjetër të Heliportit të 30-të të Rrugës Perëndimore dhe kishte probleme kur ai iu afrua objektit, tha shefi i ndihmës së NYPD Stephen Hughes.

Një burim i tha DailyMail se erërat e forta mund të kishin kontribuar në vështirësitë e pilotit.

Piloti duket se bëri një zgjedhje të duhur për t’iu shmangur ndërtesave të larta dhe rrugës që ishte vetëm pak metra larg.

Për njujorkezët, incidenti ua kujtoi fluturimin kur piloti Chester “Sully” Sullenberger shkëlqyeshëm realizoi një ulje në lumë në vitin 2009. Të gjithë 155 persona në bordin e aeroplanit kishin mbijetuar./21Media