Ai e pranoi me kënaqësi dhuratën e të moshuarit

Ai e pranoi me kënaqësi dhuratën e të moshuarit

Gjatë “Ecjes për liri” që përfundoi me përurimin e bustit të ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, ish-presidenti Bill Clinton mori një dhuratë të veçantë.

Një i moshuar tentoi që t’ia vendosë në kokë plisin ish-presidentit amerikan.

Clinton e pranoi me kënaqësi dhuratën e të moshuarit, duke e marrë me vete plisin.

Ndryshe, Bill Clinton gëzon dashurinë dhe respektin e madh të popullit të Kosovës për shkak të vendimit të bombardimit të caqeve serbe për të ndalaur gjenocidin serb.

Sot 20 vjet trupat e NATO-s ishin futur në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë i kishte paraprirë një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë. Hyrja e trupave të NATO-s ishte bërë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.