Këngëtarja ndal koncertin

Këngëtarja ndal koncertin

Një burrë u prangos nga policia, pasi u ngjit në skenën ku po performonte këngëtarja Britney Spears, gjatë një koncerti në Las Vegas të SHBA-ve.

Ylli i popit po këndonte këngën “Crazy”, kur një burrë u ngjit në skenë, por nuk arriti dot t’i afrohej këngëtares, sepse u neutralizua menjëherë nga rojet e sigurisë dhe balerinët e saj. Ndërsa Britney u nxor nga skena nga truprojat e saj.

Pasi u qetësua situata, Spears doli sërish në skenë për të argëtuar adhuruesit e shumtë të pranishëm./21Media