Policia po vazhdon hetimet

Policia po vazhdon hetimet

Sonte rreth orës 19:30, një 24 vjeçar nga fshati Gorancë i Hanit të Elezit dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, për RTV21 ka thënë se sipas hetimeve të para dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri.

“Rasti është raportuar në orën 19:30 në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit. Sipas hetimeve të para dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi, teksa ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë./21Media