Shpërthimi kishte ndodhur në një shtëpi

Shpërthimi kishte ndodhur në një shtëpi

Një person humbi jetën dhe 15 persona të tjerë mbetën të lënduar nga një shpërthim i një gypi të gazit në Kaliforni i cili shkatërroi plotësisht një shtëpi.

Raportet tregojnë se shpërthimi shkoi rreth 30 metra në ajër, shpërthim ky që tronditi lagjen. Disa banorë fillimisht e menduan se po ndodh një tërmet.

Zjarrfikësit e qytetit menjëherë iu përgjigjën rastit, transmeton rtv21.tv.

Shpërthimi ndodhi dje pak pas drekës, rreth 30 minuta pasi punëtorët shërbimit të SoCalGas kishin mbërritur. “Një nga punëtorët e shërbimit në vendngjarje vdiq”, konfirmoi zëdhënësi i SoCalGas, Randon Lane.

15 persona të plagosur në shpërthimin u transportuan në spitale për trajtim./21Media