U anuluan rreth 800 fluturime

U anuluan rreth 800 fluturime

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 49 të tjerë janë lënduar pas një stuhie tropikale në Japoni.

Stuhia “Krosa” goditi dje Japoninë dhe Hiroshima është vendi më i goditur. Stuhia tani po lëviz në veri, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, transmeton rtv21.tv.

Më shumë se 400 mijë njerëz u këshilluan të evakuohen.

Rreth 800 fluturime dhe shërbime treni janë anuluar, duke sabotuar udhëtimin gjatë sezonit të pushimeve verore.

Një burrë 82-vjeçar në prefekturën Hiroshima vdiq pasi ra në det të enjten në mëngjes ndërsa lidhi një varkë mes erërave të forta, tha agjensia e lajmeve Kyodo.

Linjat e udhëtimeve mendohet se kanë prekur miliona njerëz që po vizitojnë vendlindjet e tyre për festën e Bonit, kur japonezët tradicionalisht u japin respektin e paraardhësve të tyre./21Media