Një i vdekur dhe disa të lënduar pasi treni doli nga shinat në Vjenë

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi dy vagona treni dolën nga shinat dhe u përmbysën në Vjenë të Austrisë.
Autoritetet thanë se aksidenti ndodhi dje rreth orës 18:00 në rrethin e Mödling, në jug të kryeqytetit austriak, transmeton rtv21.tv.
Zëdhënësja Sonja Kellner nga Kryqi i Kuq i Austrisë, aksidenti mori jetën e një personi. Tre persona u lënduan rëndë, nëntë të tjerë më lehtë.
Drejtuesi i trenit dhe 56 pasagjerë ishin në bordin e trenit, i cili po udhëtonte nga Deutschkreutz për në Stacionin Qendror të Vjenës.
Një kontingjent i madh i punonjësve të shpëtimit shkuan në venin e ngjarjes. Sipas Gutlederer, përveç ndihmësve nga Kryqi i Kuq dhe Shoqata Samaritan, u dërguan edhe katër helikopterë të mjekëve të urgjencës nga ÖAMTC ./21Media

Back to top button