Në aksident janë përfshirë dy vetura

Në aksident janë përfshirë dy vetura

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pas orës 19:00 sot në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar komandanti rajonal i Trafikut në Gjakovës, Albin Sahatqija.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 në  fshatin Fortesë të komunës së Rahovecit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë një person pasagjer e ka humbur jetën, pasi ka mbërri në Spitalin rajonal të Gjakovës, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime trupore të rënda dhe është dërguar për në QKUK dhe mund të themi se është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai. /kallxo.com