Një i vdekur nga një aksident trafiku në Malishevë

Katër të tjerë janë lënduar

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku (vetë-aksident) që ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Malishevë.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, shkaktar i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë.

“Raportohet për një aksident trafiku (vetë-aksident), ku drejtuesi mashkull K-Shqiptar duke mos e përshtatur shpejtësinë ka dalë nga rruga si pasojë e aksidentit vozitësi dhe katër pasagjerët meshkuj K-Shqiptarë, kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë në QKUK”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua për obduksion./21Media

Back to top button