Ajo fitoi çmimin Fashion Icon Award

Ajo fitoi çmimin Fashion Icon Award

Qysh kur Victoria Beckham u bë e njohur, ajo u popullarizua edhe me stilin e saj.

Nga fustanat Gucci te “Spice Girls” e deri te takat pa mbajtëse në fotografitë e stilit të rrugëve dhe deri te krijimi i mbretërisë së saj të fuqishme të rrobave, Beckham është sinonim i stilit. Dhe tani po e merr mirënjohjen që e meriton. Beckham u nderua me çmimin e Ikonës së Modës (Fashion Icon Award) në E!People’s Choice Awards 2018 dhe pranoi çmimin e saj e veshur e gjitha me të bardha, sako dhe pantollona, transmeton rtv21.tv

Gjatë fjalimit të saj, Beckham falënderoi zjarrëfikësit që ishin të palodhur për të ndihmuar përballimin e shkatërrimeve të shumta nga zjarri që kaploi Kaliforninë dhe e emocionuar bëri një thirrje për të ëndërruar shumë.