Vazhdojnë ndihmat e Kosovës për Shqipërinë

Vazhdojnë ndihmat e Kosovës për Shqipërinë

Nga Prishtina për në Durrës është nisur një kamion me batanije  për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet që kanë goditur këtë zonë.

Përmes një njoftimi të bërë në Facebook, komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se kamioni me batanije që është nisur drejt Shqipërisë është mundësuar nga anëtarët e Sindikatës së KP’së.

Anëtarët e Sindikatës së Komunës së Prishtinës kanë nisur një kamion me batanije për të prekurit nga termeti në zonën e Durrësit, e që do të e kalojnë edhe një natë nën qiellin e hapur” është shkruar në njoftimin e komunës

Ndihma për Shqipërinë janë dhuarar thuajse nga të gjitha komunat e Kosovës. Përveç ndihmave, shumë qytetarë të Kosovës kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për t’i strehuar të prekurit nga tërmeti që ndodhi në mëngjesin e djeshëm. /21Media