Bellerin i përqendruar në angazhimet e ekipit

Bellerin i përqendruar në angazhimet e ekipit

Agjenti i Hector Bellerin ka bërë të ditur se ka pasur interes nga një klub italian për futbollistin spanjoll dhe se do të shohin në fund të sezonit se çfarë do të ndodh të.

Pasi bisedoi për një rikthim të mundshëm në Milan për Gerard Deulofeu, agjenti Alberto Botines ndërroi vëmendjen e tij te Bellerin, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim i rëndë në gju.

Për momentin, ai është i përqendruar në angazhimet e ekipit. Ai vjen nga një dëmtim i keq dhe po kthehet në nivelin e tij të zakonshëm. I pëlqen Italia, tashmë ka pasur interes nga një klub italian, por nuk mund ta zbuloj”, tha Botines.

Sipas tij, futbollisti ka një kontratë të gjatë dhe nuk do të jetë e lehtë ta largojnë atë nga Arsenali, pasi ai është zëvendës-kapiten i tyre.

Kujtojmë se Juventusi dhe Napoli janë dy klubet që kanë qenë më parë të lidhur me 24-vjeçarin spanjoll./21Media