Një mbrëmje e jashtëzakonshme për Cleveland Cavaliers

Një mbrëmje e jashtëzakonshme për Cleveland Cavaliers

Më në fund pak buzëqeshje edhe për lojtarët e Cleveland Cavaliers që janë duke kaluar një periudhë të vështirë. Mbrëmë ata iu gëzuan fitore duke mposhtur vetëm në sekondat e fundit të vazhdimeve Minnesota Timberwolves 140:138.

Në sfidën e zhvilluar në “Quicken Loans Arena” protagonist absolut ishte LeBron James me 37 pikë, 15 asistime dhe 10 kërcime. Një tjetër triple-double nga “Mbreti” James, që me një gjuajtje në sekondën e fundit i dha fitoren Cavs.

Një ndeshje e barabartë, pikë pas pike, me Jimmy Butler dhe Karl Anthony Towns që tentuan të befasonin Cavs, duke realizuar 35 përkatësisht 30 pikë, por paraqitja e tyre rezultoi e pamjaftueshme para James, që udhëhoqi edhe njëherë ekipin e tij drejt triumfit.

10 fitore në 11 ndeshjet e fundit dhe gjashtë fitore radhazi, tregojnë që Houston Rockets, këtë stinor janë një prej ekipeve më të mira në NBA dhe kandidat për pozitën e parë të Konferencës së Perëndimit.

Një mbrëmje tjetër e jashtëzakonshme për James Harden që dhuron performancë fantastike në fushën e Miami Heat.

Harden shënoi 41 pikë, në fitoren 109:101 të Houston Rockets. Paraqitje shumë të mirë pati edhe Chris Paul me 24 pikë, 7 asistime dhe 7 kërcime.

Fitore me 48 pikë diferencë për San Antonio Spurs. Pak e besueshme por e vërtetë, pasi skuadra nga Teksas mposhti Phoenix Suns, 129:81.

23 pikë dhe 13 kërcime për LaMarcus Aldridge, që ishte më i miri për Spurs.