Artistja kineze krijon art nga shurupi i sheqerit

Artistja kineze krijon art nga shurupi i sheqerit

Një artiste kineze, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, krijon shkopinj sheqeri, të cilëve u jep forma të ndryshme, dhe e tëra përfundon me një punim të jashtëzakonshëm artistik.

Sipas disa burimeve, kjo artiste krijon këtë lloj arti në hotelin ndërkombëtar aziatik, që ndodhet në rajonin kinez, Guangzhou, shkruan rtv21.tv

Videon e xhiroi një vizitor me emrin Yousef Elaskary, dhe atë e postoi në mediat sociale. Ai ishte habitur kur ka parë këtë artiste duke krijuar siç i ka quajtur ai bonbone sheqeri dhe menjëherë e ka regjistruar me celularin e tij.

Artistja kineze, artin e saj nga sheqeri e krijon në këtë mënyrë. Ajo shkrin sheqerin në temperaturë të lartë dhe më pas, me të fillon t’i jap formë punimeve të cilat edhe i shet aty për aty. Për çudi, kjo artiste ka aq shumë talent në këtë punë sa që duket se asnjëherë nuk gabon në format që mendon t’i krijojë me sheqerin e shkrirë.

Të themi se arti i krijimit të punimeve artistike nga shurupi i sheqerit nuk është diçka e re për Kinën, pasi që ai praktikohet që prej dinastisë Ming, e cila ka sunduar nga viti 1368 deri në vitin 1644. Në këtë periudhë, familje aristokrate kanë krijuar modele të vogla kafshësh nga sheqeri i shkrirë. Qëllimi i kësaj ishte shfrytëzimi i tyre për rite fetare. Ky art më pastaj shkoi duke u popullarizuar, dhe sot, ka artistë të cilët punime të tilla krijojnë në rrugë, dhe ato i shesin, pasi që veprat e tyre artistike hahen./21Media