Lajthitë për prodhimin e Nutellës mblidhen nga fëmijët e vegjël

Lajthitë për prodhimin e Nutellës mblidhen nga fëmijët e vegjël

Supermarketet në Australi ka mundësi që së shpejti të largojnë nga raftet e tyre produktin më të preferuar të çokolatës, Nutellën. Kjo për shkak se produkti mbështetet në punën e rëndë të fëmijëve.

Lajthiat përmes së cilave krijohen Nutella, çokollatat Ferrero Rocher, Kinder Surprise dhe Bueno, mblidhen nga emigrantët dhe fëmijët në Turqi, transmeton rtv21.tv

Sipas një raporti të BBC-së, në Lindje të Mesme janë më shumë se 400 mijë pemishte të lajthisë. Në ato vende punojnë fëmijë të moshës 10-vjeçare deri në 10 orë në ditë për 95 lira – 25 dollarë australian në ditë.

Turqia është prodhuesi më i madh në botë i lajthive, që përbën 75 përqind të prodhimit global. Gjigandi i ëmbëlsirave Ferrero blen rreth një të tretën e tyre dhe Nutella e kërkon pjesën më të madhe.

Gjigantët e supermarketeve si Woolworths dhe Coles së bashku me furnizuesit e supermarketeve, kanë ngritur pyetje rreth akuzave ndaj Ferrero, që në Australi prodhon më shumë se 11 mijë tonë Nutella në vit, nga fabrika e tij Lithgow në Uellsin e Ri Jugor, përcjellë rtv21.tv

Tregtarët e lajthisë Enginay Akcay dhe Osman Cakmak ia shesin drejtpërdrejt kompanisë Ferrero, por thanë se ndërmarrja nuk i pyet për kushtet e punës nga vinë lajthitë./21Media