Lajmi bëri bujë në Britani

Lajmi bëri bujë në Britani

Adhuruesit e Whitney Houston, do të kenë mundësinë të dëgjojnë këngët e këngëtares së ndjerë në koncerte.

Këngëtarja do të vijë në “jetë” përmes teknologjisë së hologrameve dhe do të zhvillojë një tur duke filluar nga data 25 shkurt.

Turi është organizuar nga kunata dhe ish-menaxherja e këngëtares me famë botërore, si një homazh kundrejt veprimtarisë së saj artistike.

Shfaqja e parë do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, ndërkohë që ky lajm ka tërhequr vëmendjen e televizione dhe publikut në Britani./21Media