Dorëzohet seti i fundit i pajisjeve bazike mjekësore

Dorëzohet seti i fundit i pajisjeve bazike mjekësore

Qytetarët e Lipjanit tash e tutje do të mund të bëjnë matjen e sheqerit në mënyrë të avancuar, kontrollin e zemrës me EKG 12-kanalëshe dhe operime të ndryshme të vogla në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai ka njoftuar se Ministria së bashku me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dorëzuan setin e fundit me 15 pajisje bazike mjekësore.

“Të njëjtat shërbime mund t’i bëjnë edhe qytetarët e 12 komunave tjera të Kosovës, të cilat kanë përfituar ndihmën e njëjtë me pajisje të ndryshme, që kapin shumën e 400 mijë eurove.

Kujdesi primar shëndetësor është dera e parë në të cilën qytetarët tanë trokasin për ndihmë, andaj investimet tona do të shtohen edhe më tej për t’i avancuar shërbimet nëpër komuna”, ka shkruar ministri në Facebook./21Media