Njësitet përkatëse po e hetojnë rastin

Njësitet përkatëse po e hetojnë rastin

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovë se një lopë i ka ngordhur si pasojë e pirjes së ujit të kontaminuar të Drinit të Bardhë dhe lopët e tjera iu sëmurën.

Rasti ka ndodhur më 2 shtator në fshatin Dobrushtë të Prizrenit.

Sipas policisë, dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit.

Njësitet përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./21Media