U rrëmbye nga nëna e tij dhe u vra nga një majmun

U rrëmbye nga nëna e tij dhe u vra nga një majmun

Një djalë i vogël vetëm 12 ditë pas lindjes u rrëmbye nga krahu i nënës së tij dhe u vra nga një majmun simian në Indinë veriore, shkruan BBC.

An Indian monkey shouts, covered in algae, after bathing on a hot day

Nëna e viktimës kishte qenë duke e ushqyer djalin e saj në gji, në shtëpinë e tyre në Agra kur një majmun hyri brenda dhe e rrëmbeu atë, ngjarja u rrëfye nga familja e tyre. Majmuni e kishte kafshuar beben në mënyrë mizore pas rrëmbimit dhe më pas e kishte lënë atë mbi çatinë e shtëpisë së një fqinji të tyre, transmeton rtv21.tv.

Pushpa Devi, the baby's grandmother, told the BBC that people are living in fear of monkeys

Pas gjetjes nga policia atë e dërguan në spital por, nga lëndimet e rënda që kishte marrë ai vdiq aty. Vendasit thonë se kjo lloj kafshe po paraqet rrezik për ta dhe po shtohen në numër. Xhaxhai i fëmijës, Dhirendra Kumar tha për BBC se e gjithë familja janë shumë të mërzitur për ngjarjen.

Monkeys on a street

Ky është rasti më i fundit për kafshim nga majmunët simianë. Në morinë e rasteve të tilla ishte edhe një në monumentin më të famshëm në Agra, “Taj Mahal”, personi që u sulmua para dy muajve aty është në spital duke u shëruar.

Organizatat lokale po bëjnë thirrje ndaj autoriteve që të ndërmarrin diçka për t’i ndaluar këta simianë dhe t’i sigurojnë vendasit e njëkohësisht edhe turistët./21Media