Nuk raportohet për të lënduar

Nuk raportohet për të lënduar

Mbrëmë një market në Shupkovc të Mitrovicës është kapluar nga zjarri.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se nga ky incident nuk ka të lënduar dhe për shuarjen e zjarrit kanë intervenuar zjarrfikësit.

Rasti është inicuar si “Shkaktim i rrezikut”.

“Shkaqet e zjarrit mbetet me u përcaktuar nga eksperti i çështjeve të zjarreve”, ka shtuar Zahiti./21Media