Një litar shpëtimi për të pastrehët

Një litar shpëtimi për të pastrehët

“Kjo mund të shpëtojë jetën, streho një banor të Newport”, është motoja e bamirësve, pasi qyteti i Uellsit e përkrahu projektin “dhoma gjumi” në vitin 2018: një strehim i sigurt emergjent për komunitetin e pastrehë të qytetit.

Newport në Uells, si shumë qytete të mëdha, përballet me një krizë të madhe të të pastrehëve dhe një grup krijuan dy mini-shtëpi në tetor të vitit 2018, pasi panë numrin e të pastrehëve.

Një biznesmen i dha leje që shtëpitë për të pastrehët të vendoseshin në anën e pasme të lokalit të tij, transmeton rtv21.tv.

“Njerëzit që janë të pastrehë jetojnë kudo”, tha Stuart Johnson, drejtor i projektimit dhe operacioneve. “Ata janë në parqe, nën ura. Këto nuk janë vende të sigurta”, vazhdoi ai.

Nuk ka një afat kohor të caktuar për përdoruesit e tyre dhe bamirësit shpresojnë se ata do të kenë mundësinë për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplote me të pastrehët që përdorin ato. “Qëllimi kryesor është të largohen nga rrugët”, shtoi Johnson.

Këto dhoma kushtojnë rreth 6 mijë e 548 dollarë amerikanë dhe që nga shkurti 2019, ato janë të zëna me nga dy të pastrehë.

Mini-shtëpitë kanë një shtrat, dritë, tualet dhe një prizë për ta karikuar telefonin.

Banorët e Newportit, kanë mbështetur shumë iniciativën bamirëse. Banori Allt-yr-yn Jon Millership ndau: “Kjo është punë e madhe nga bamirësia dhe ata që kanë ndihmuar të bëjnë të mundur. Ata dhanë një litar shpëtimi emergjent për të pastrehët, që të mos ballafaqohen me të ftohtin”, shtoi ai./21Media