Studentët filmojnë mësimdhënësen duke konsumuar kokainë

Studentët filmojnë mësimdhënësen duke konsumuar kokainë

Një mësimdhënëse në St. John, në Indiana të SHBA është larguar nga puna, pasi është kapur duke konsumuar kokainë në klasë.

Mësimdhënisja, Samantha Cox  ishte filmuar javën e kaluar në një klasë të zbrazët në Lake Central High School  duke konsumuar kokainë  nga studentët e shkollës të cilët më pas  i kanë dhënë videon drejtorit të shkollës, i cili ka ftuar policinë që të merret me rastin.

Mësimdhënësja është larguar nga puna, por ajo njëherësh nuk do të qëndrojë në burg, pasi ka paguar kaucion prej një mijë dollarësh.