Katër nga 13 migrantët u transferuan në klinikat e Shkupit pas aksidentit të djeshëm në trafik

Katër nga 13 migrantët u transferuan në klinikat e Shkupit pas aksidentit të djeshëm në trafik

Një migrant ka humbur jetën dhe 13 të tjerë mbetën të lënduar dje pas një përplasjeje në autostradën Demir Kapija-Negotino në Maqedoninë e Veriut.

Katër nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin shtetëror në Shkup, raporton tv21.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti me migrantë është përplasur një një mjet transportues që lëvizte në drejtim të njejtë dhe pas përplasjes është ndezur në flakë. Dhjetë migrantë ishin nga Pakistani dhe tre nga Bangladesh. Të gjithë ishin të moshës mes 22 dhe 25 vjeç.

Policia ka arrestuar drejtuesit e mjetit nën dyshimin e kontrabandës me njerëz./21Media