Një mijë ekonomi përfitojnë nga projekti i KEDS-it në Pejë

Rreth njëmijë familje dhe biznese të shtrira në zonën qëndrore të qytetit të Pejës, që nga ‘Dulia’ tek ‘Ura e Gurit’ e gjer tek Hoteli ‘Gold’, kanë përfituar tension stabil e energji kualitative

Kjo është bërë e mundur pas projektit investiv nga KEDS-i, i cili tashmë ka përfunduar dhe është mirëpritur nga të gjithë banorët e komunitetit.

“Ne kemi kuptuar rëndësinë dhe nevojën e këtij investimi në kohë. Janë vënë rreth

40 shtylla betoni për tension të ulët dhe 1 mijë e 600 metra kabllo. Trafo poashtu ka qenë investim i mëhershëm. Ky është një investim nga i cili kanë pëfituar mëse njëmijë ekonomi familjare e biznesore”, deklaron zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Në këtë zonë të qytetit të Pejës ka biznese të shumta dhe po ashtu institucione publike por edhe banesore, ndaj edhe ndikimi pozitiv i këtij projekti vërehet dukshëm tek të gjithë pëfituesit. Njëri nga të cilët është edhe Fidan Dauti, me një biznes të vogël në këtë anë. Dauti shprehet i kënaqur me investimin e KEDS-it për të cilin thotë se ka qenë koha e fundit për tu bërë diçka para se rreziqet nga rrjeti i vjetëruar të bëheshin mëse serioze.

“Ka qenë koha e fundit për të ardhë ky investim. Puna është kryer mirë dhe ka ndiku që të na vije një furnizim stabil me rrymë. Për bizneset rryma është sikur ajri, andaj kjo që ka bërë KEDS-i është projekt që na ka ndihmuar shumë”, deklaron z.Dauti.

Projekti në fjalë i KEDS-it, përfshinë disa bashkësi territoriale të qytetit të Pejës. Investime të tilla, gjithnjë sipas planit dinamik të paraparë në komunën dhe rajonin e Pejës po vazhdojnë nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS.

Back to top button