Çifti realizoi një set të bukur fotografik

Çifti realizoi një set të bukur fotografik

Ka mbetur  edhe një muaj nga martesa e këngëtarit të mirënjohur kosovar, Blerim Muharremit-Bleros me modelen, Afrona Dikën.

Pak para martesës, dyshja realizoi një set të bukur fotografik, në të cilin duken mahnitës, shkruan rtv21.tv

Disa fotografi nga ky set para disa dite i publikoi Afrona, kurse, sot Blero në Instagram ka hedhur dy imazhe mjaft të bukura për të cilat mori komente të shumta.

Çifti do i thonë po njëri-tjetrit më 21 shtator. Ceremonia martesore e Bleros dhe Afronës do të mbahet në Shëngjin dhe do të organizohet nga Alketa Vejsiu, ndërsa, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi./21Media