Një muaj paraburgim ndaj policit të dyshuar

Është caktuar masa e paraburgimit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për policin e dyshuar V.V, për abuzim seksual me të miturën nga Drenasi.

I pandehurit V.V akuzohet për veprat penale, keqpërdorimi seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit V.V iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 05.02.2019 deri me datë 05.03.2019.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.V duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në cilësinë e udhëheqësit në Njësinë e Hetimeve në Stacionin Policor Drenas e ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar të tij. Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda kundër të pandehurit V.V është përmbushur kriteri i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes, pasi që tani i pandehuri akuzohet për dy vepra penale për të cilën ligjvënësi ka paraparë dënime të ashpra bazuar në rrezikshmërinë shoqërore të këtyre vepre penale, andaj ekziston rreziku që i pandehuri të fshihet apo të ik përkohësisht nga Republika e Kosovës me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale apo edhe për të penguar rrjedhën e pa ndërprerë të procedurës penale ndaj tij”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës sot ka arrestuar edhe mësimdhënësin e dyshuar (S.XH) për abuzim seksual me të miturën në komunën e Drenasit.

Ditën e martë në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë./21Media

Back to top button