Për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Është caktuar masë paraburgimi prej një muaji për një gjyqtar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dhe një polic i Kosovës për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.I në cilësinë e personit zyrtar, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe i pandehuri B.G në cilësinë e personit zyrtar, polic në Policinë e Kosovës, kishin shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.“, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata ka konstatuar se është plotësuar kriteri i dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale konform 187/1 nën par 1.2 pika 1.1 lidhur me nenin 183 par. 1 nën par 1.1 të KPPRK-së.

“Gjykata po ashtu konstaton se është përmbushur kriteri nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 lidhur me nenin 187/1 nën par 1.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, pasi që ka arsye për të besuar se të pandehurit mund të ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprës penale si dhe ekziston rreziku i ndikimit në të dëmtuarin dhe në bashkëpjesëmarrës.”, thuhet në njfotim

Sipas Gjykatës kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media