Të pandehurit shkaktuan rrezik të përgjithshëm

Të pandehurit shkaktuan rrezik të përgjithshëm

Gjykata Themelore në Gjilan u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve A. B. dhe Sh. B.

Më datë 3 shtator 2019, rreth orës 09:40, në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan, derisa i dëmtuari L. Z. kishte qenë duke e drejtuar automjetin e tij në vijat e këmbësorëve, të pandehurit në shenjë revolte godasin automjetin e tij, ku më pas hapin derën e veturës dhe përdorin forcën ndaj tij.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet të kenë kryer veprat penale ‘’sulmi” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale./21Media