Të pandehurit E.B i është caktuar masa e paraburgimit

Të pandehurit E.B i është caktuar masa e paraburgimit

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.B për veprën penale Rrezikim i trafikut publik, atij i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me dt.23.09.2018, rreth orës 15:50 në Bulevardin “Bill Klinton”, në Prishtinë, i pandehuri E.B derisa ishte duke drejtuar automjetin e tipit “BMW X1”, ka vepruar në kundërshtim me rregullat e Ligjit mbi Trafikun Rrugor, ashtu që nga pakujdesia kishte goditur këmbësorin, tani të ndjerin V.M, i cili në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën së bashku me fëmiun tre vjeçar N.M, me ç’ rast i ndjeri V.M ishte goditur nga automjeti dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë, ndërsa fëmiu N.M, nuk kishte pasur fare kontakt me automjetin, mirëpo si pasojë e frikës ishte transportuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, bën të ditur gjykata themelore.

Gjykata njofton se ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.B është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media